fbpx
Kontakt

+389 78 232 262 | +389 46 200 600

Orë pune

Пон-Сре-Чет-Пет :09:00-16:00 | Вто: 13:00-20:00 | Саб: 09:00-14:00

Bëni një takim

We are serious about your smile

Orë pune

Пон-Сре-Чет-Пет :09:00-16:00 | Вто: 13:00-20:00 | Саб: 09:00-14:00

Bëni një takim

We are serious about your smile

Stomatologjia Pediatrike

Mos i flisni fëmijës si: Pa frikë, Pa dhimbje etj. Këto lloj të fjalive mund të çojnë fëmijën në nëndijeninë e tij në idenë se bëhet fjalë për trajtim të dhimbshëm.

Mos e shpërbleni fëmijën tuaj me një dhuratë pas një kontrollit dentar. Shpërblimi do ta bëjë fëmijën tuaj ta shohë procesin si të vështirë.

Do të ishte mirë që fëmijës tuaj të mos i përmendni asnjë eksperiencë dentare tuaj në të kaluarën qoftë ajo e keqe apo e mirë.

Ne sygjerojmë që fëmijën tuaj ta sjellni në një takim njohjeje. Fëmijët të cilët njohin ambientin dhe mjekët paraprakisht, janë më bashkëpunëtorë gjatë intervenimeve për shkak se kur ato kanë dhimbje nuk gjendet kohë për njohje dhe relaksim.

Ne aplikojmë trajtime parandaluese (preventive) dentare në mënyrë që fëmijët tanë të jenë të vetëdijshëm për shëndetin oral dhe të kenë jetë pa karies. Në vizitën e parë dentisti me ndihmën e pasqyrës dhe dritës i kontrollon të gjithë dhëmbët, kontrollohen problemet ekzistuese, dhe përcaktohet cili lloj i trajtimit duhet të aplikohet. Prindërit informohen për njërën prej çështjeve më të rëndësishme: të ushqyerit dhe praktikat mbrojtëse. Gjatë kontrollit të parë mjeku dhe personeli tjetër me ndihmën e lojrave dhe e përshkruajnë dhe e mësojnë fëmijën me qëllim që ta tejkalojë fobinë ndajj ordinancës dhe mjekëve.

Aplikimi i fluoridit në dhëmbë të fëmijët

Zbatimi i fluorit tek fëmijët synon të forcojë strukturën fluoride të dhëmbit me fluor dhe ta bëjë atë më rezistent ndaj prishjes. Trajtimi aplikohet në gjithë sipërfaqet e dhëmbit dhe (deri tani) nuk shkakton efekte anësore. Rekomandohet që trajtimi të kryhet çdo 4-6 muaj në varësi të kariesit tek fëmija juaj.

Me aplikimin e xhelit fluorid dhe preparatet speciale të përgatitura të fluorit aplikohen në sipërfaqet e dhëmbit me ndihmën e një furçe të veçantë

Administrimi i fluorit është një trajtim profilaktik relativisht i thjeshtë që zgjat rreth 5 minuta.

1 orë pas trajtimit nuk duhet koyumuar ushqip dhe pije. Në 24 orët e para nuk konzomohet qumështi dhe pruktet e qumështit, si dhe akullorja me çokollatat.

Mbushja e fisurave

Mbushja e fisurave ose ndryshe e njohur si vaksia dentare është trajtim i veçantë i dhëmbëve e cila konsiston në vendosjen e një materiali të vecantë vulosës në fisurat (thellimet) dhe gropëzat e sipërfaqes përtypëse. Qëllimi i aplikimit është të parandalohet akumulimi i mbeturinave ushqimore në dhëmballa,  me qëllim që më lehtë të lahen dhëmbët dhe të minimizohet rreziku i kariesit. Mbushjet e fisurave me kalimin e kohës mund të të thyhen nën presionin e përtypjes, disa prej tyre mund edhe të bien.

Ato i mbushin vetëm zbrazëtirat anatomike dhe zënë hapësirë milimetrike në sipërfaqen dhe nuk mund të ndjehet asgjë e jashtëzakonshme.

Të dy janë aplikacione mbrojtëse që na ndihmojnë të mbrohemi nga kariesi në drejtime të ndryshme dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Është vështirë të të tregohet se cila është më e mirë.

Po. Është e rëndësishme parandalimi i formimit të kariesit.

Është më ekonomike nga mbushja klasike e dhëmbit

Mbushja e fisurave kryhet brenda 3-5 minutave në mvarësi të harmonisë mes fëmijës me mjekun.

Nëse nuk aplikohet silanti i fisurave, zonat e përshtatshme për formimin e kariesit në dhëmbët e fëmijës tuaj nuk do të jenë të mbrojtura dhe do të jenë më të prirur për karies.

Macedonian Albanian